Fotografi rumun, Bogdan Gîrbovan, jeton në katin e dhjetë të një ndërtese të kohës sovjetike, në Bukuresht të Rumanisë. Secila banesë, nën banesën e Girbovanit, ka formën dhe madhësinë e njëjtë me apartamentin tij.
Megjithatë, këtë fakt, Girbovan nuk e dinte, derisa një ditë – fqinja e tij nga kati i nëntë, i kishte kërkuar ndihmë për të rregulluar derën e banesës.
Ajo çfarë pa ai, e la pa fjalë – një hapësirë sikurse banesa e tij – por që duket krejtësisht ndryshe. Andaj, ai patjetër duhej të fotografonte atë.
Dhe, pas kësaj fotografie atij i lindi ideja që t’i fotografonte të gjitha banesat që ishin ndër apartamentin e tij, në mënyrë që të tregonte sa të njëjta dhe sa të ndryshme janë shijet e njerëzve.
Ditë pas dite Gîrbovan krijoi miqësi edhe me fqinjët tjetër të ndërtesës – duke e shfrytëzuar këtë shoqëri për të bërë fotografi të secilës banesë në katet e mëposhtme – që ndodheshin nën banesën e tij.
Kështu, gruaja nga kati i nëntë e njoftoi atë me pronaren e apartamentit nga kati i tetë, e cila e njihte fqinjën nga kati i shtatë dhe i gjashtë, e kështu me radhë.
Interieri i secilës prej këtyre banesave ishte i ndryshëm – përplot kontraste mes antikitetit dhe modernes.
Përderisa apartamentet e pronarëve më të moshuar ishin të mbushura me mobile të vjetra dhe përplot kujtime, ato që ishin pronë e të rinjve ndërkaq, më shumë dëshmonin një stil të jetës spartane, me plot mobile të stilit të Ikeas.
Shikojeni këtë galeri interesante në vijim, që nisë nga apartamenti i fotografit Gîrbovan, që jeton në katin e dhjetë. /NGJYRA.COM/