7 VIP-a që kërkojnë tipe të caktuara partnerësh…

Nuk ka gjë të keqe të jesh person ndryshe, prandaj dhe nuk mund t’i paragjykojmë njerëzit që kërkojnë partnerë me ngjyrë të caktuar të flokëve, profesion të caktuar, apo dhe gjatësi të caktuar. Megjithatë, nuk është as gjë e mirë t’u shmangësh njerëzve zemërmirë – vetëm pse nuk bëjnë pjesë në kategori të caktuara/kërkuara.

Sido që të jetë, në vijim do t’ju sjellim shtatë VIP-a, të cilët njihen si përzgjedhës dhe kërkues të mëdhej kur bëhet fjalë për partnerin e jetës, vitit, muajit, javës, ditës/natës. Përzgjedhjet e tyre gjithëherë kanë qenë tejet specifike, andaj dhe vështirë të thuhet nëse ndonjëherë kanë qenë në kërkim të dashurisë së vërtetë…

1. Leonardo Dicaprio

US actor Leonardo DiCaprio poses during

Leo njihet për lidhjet e shumta me supermodelet e famshme të botës, që nga Bar Rafaeli deri te Gizelle Bundchen. Nuk ekziston ndonjë femër që mund të “pushtojë” zemrën e tij nëse nuk i takon kategorisë së mbretereshës së natës. Madje, ato që nuk janë supermodele, nuk kanë çfarë të kërkojnë fare në jetën private të Leos.

2. Ashton Kutcher

vip dashuricka 00002

Aktori i famshëm, Ashton Kutcher njihet për “ndjeshmërinë” e tij ndaj femrave brune – që nga Demi Moore, që ishte gruaja e tij për disa vjet, deri të lidhja me aktoren seksipile Mila Kunis, me të cilën ka një fëmijë. Ashton, në anën tjetër llogaritet si një prej meshkujve më të pashëm në industrinë e kinematografisë, dhe jo vetëm.

3. Pamela Anderson

A NIGHT OF NEW YORK CLASS” TO HELP BAN NYC CARRIAGE HORSES

Seksi Pami pikë të dobët i ka “djelmoshat e këqij” – madje me shumë të tillë ka lidhur kurorë. Kjo aktore e bëshme njihet për martesat me Tommy Lee, Kid Rock, si dhe me Rick Solomon, i cili është personazh i xhirimit pornografik me Paris Hilton. Me këtë të fundit ka pasur disa bashkime-ndarje, ndërsa vazhdojnë të shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit. Gjithsesi, çfarëdo që të ndodhë, në krahë të saj gjithmonë do të shohim ndonjë “djalosh problematik”.

4. Johnny Depp

CANADA TORONTO FILM FESTIVAL

Depp njihet si specialist i femrave ekzotike. Së fundi, partnere e tij është Amber Heard – ndërsa ka qenë në lidhje edhe me bukuroshen franceze Vanessa Paradis me të cilën ka dy fëmijë, por dhe me plot femra tjera të famshme si, Wynona Rider apo Kate Moss.

5. Kim Kardashian

vip dashuricka 00005

Femra e bujshme njihet për lidhjet e saj me dy tipa meshkujsh – sportistë dhe muzikantë. Ajo ka qenë në lidhje dashurie me sportistët, Kris Humphries dhe Reggie Bush, ndërsa së fundi është martuar me reperin Kanye West, me të cilin ka dhe fëmijë. Megjithatë, nga bota muzikore dihen edhe dy lidhje tjera të saj, Ray J. dhe Damon Thomas.

6. Ryan Reynolds

Conference de presse du film "Amityville Horror". NT. Retna. W

As Hunk Ryan Reynolds nuk është fare i rehatshëm kur janë në pyetje dashuriçkat – natyrisht, të kategorive të caktuara. Ai kishte filluar një lidhje serioze me Alanis Morissette, ndërsa më pastaj ka vazhduar me biondet e famshme të Hollywoodit, Scarlet Johannson dhe së fundi me Blake Lively.

7. Dwayne Johnson

vip dashuricka 00007

Dwayne Johnson, i njohur me nofkën The Rock, njihet për dashurinë e madhe që ka ndaj femrave me flokë të arta – apo me pamje skandinave. Me të tilla është shoqëruar dikur, dhe me të tilla vazhdon të jetë në lidhje edhe në ditët e sotme. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply