7 femra “hot” që duhet t’i ndiqni në Instagram gjatë këtij viti

Të bëhesh pjesë e rrjeteve sociale, siç është Instagram-i, arsyetohet me mundësinë e të parit të gjërave të mira. Përderisa, fillimisht, mendoni se po bëheni pjesë e një rrjeti të njerëzve të rendomtë, shumë shpejt do të kuptoni se – gjërat më interesante për të ndjekur në Instagram, janë njerëzit e famshëm, të cilët postojnë fotografi dhe statuse nga më të ndryshmet.

Ky shkrim ju kushtohet meshkujve, të cilët i takojnë grupit të njerëzve që pëlqejnë të ndjekin femrat e famshme në rrjetet sociale. Për ta kemi zgjedhur listën e 7 femrave më “hot”, të cilat do të duhej ndjekur gjatë vitit 2016 në Instagram – sepse, ato kanë çfarë për të treguar.

1. Emily DiDonato

insta girl 00001

Kjo modele 24-vjeçe, gjysmë irlandeze dhe gjysmë italiane, thuajse çdo ditë poston fotografi reale për ndjekësit e saj. Ajo tashmë ka zbukuruar një mori ballinash të revistave të famshme si  “Vogue” apo “Sports Illustrated”, ndërsa shpeshherë poston dhe foto pa make-up.

2. Cindy Prado

insta girl 00002

Blogere nga Miami dhe modele me prejardhje kubaneze, Cindy gëzon goxha famë në mesin e gjinisë mashkullore. Ajo ka studiuar Marketingun dhe Marrëdheniet me Publikun, ndërsa fotografitë e saj në Instagram janë vërtetë festë për sytë.

3. Alysha Nett

insta girl 00003

Alysha njihet si femër e famshme, 3-në-1. Pos si modele, ajo njihet dhe si blogere dhe si fotografe. Albumet e saj janë të mbushura me ndjenja urbane, ndërsa është mu ajo që i realizon këto imazhe të mahnitshme. Ndiqeni, nuk do të pendoheni.

4. Jen Selter

insta girl 00004

Jen ka 8.5 millionë ndjekës të përkushtuar në Instagram. Ajo jeton në New York, ndërsa njihet për promovimin e jetës së shëndoshë, stërvitjeve “ekzotike” në palestër, dhe, për shumkë, edhe si femra me prapanicën më të bukur në botë.

5. Devin Brugman

insta girl 00005

Modele dhe pronare e “AbikiniADay” dhe “Monday Sëimëear”, Devin tashmë ka 1.1 milion ndjekës në Instagram. Në profilin e saj mund të ndiqni biznesin e saj si dhe stilin e jetës që ajo bën – ku, natyrisht keni çfarë të shihni.

6. Melanie Iglesias

insta girl 00006

Me prejardhje italiano-portorikase, Melanie po depërton thellë në ujërat e modelimit dhe aktrimit. Pasi është paraqitur në emisionet “Girl Code” dhe “Guy Code”, numri i ndjekësve të saj në Instagram është rritur dukshëm, dhe tashmë numëron mbi 1.4 million të tillë.

7. Ruby Rose

insta girl 00007

Aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBTQI, kjo modele australiane që ndiqet nga mbi 6.4 milionë njerëz, pos që është bërë e famshme për pamjen e saj, ajo tashmë është shndërruar edhe në personalitet të respektuar botëror. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply