E hirtë

zvicra balline211

20 kuriozitete që kanë të bëjnë me Zvicrën


Dëbora, skijimi, bankat, orët, rregulli i shtetit dhe i shoqërisë shumicës u ngjallin asociacione të para për Zvicrën. Se Zvicra është shtet i pazakonshëm konfirmojnë edhe këto kuriozitete…

1. Nestle e Zvicrës është kompania më e madhe ushqimore në botë.

zvicra bunker

2. Në rast të luftës bërthamore zviceranët kanë bunkerë në të cilët mund të vendoset 100%  të popullatës. Gjithashtu, në rast të luftës, autostradat zvicerane mund të shndërrohen në pista për ulje dhe ngritje të avionëve. Ndërkaq e tërë dëbora që do të ndodhej nëpër rrugë do të pastrohej deri në orën 8 të mëngjesit.

3. Pilotët e ushtrisë zvicerane kurrë nuk pilotojnë në shpejtësinë supersonike (shpejtësi më e madhe se e zërit) gjatë trajnimit. Është kështu sepse Zvicra është tepër e vogël në mënyrë që mbi territorin e saj të arrihet shpejtësia e tillë. Nëse donë të testojnë fluturimet supersonike, Zvicra ka nënshkruar marrëveshje me Francën nëpërmjet së cilës i lejohet të hyjë në territorin e saj ajror për të arritur shpejtësinë më të madhe se zëri.

4. Në qytetin zviceran Lausanne tatimi paguhet në bazë të sasisë së bërllokut, domethënë, nëse keni më shumë bërllok do të paguani tatim më shumë. Nëse nuk përdoren kontejnerët e standardizuar për bërllok, kërcënohen me dënime.

zvicra coko4

5. Zvicra zë vendin e parë në botë për nga konsumimi i çokollatës. Mesatarisht çdo zviceran konsumon 23 kilogramë çokollatë në vit.

6. Arthur Conan Doyle ka sjellë skijimim në Zvicër.

7. Zvicra shpenzon më së shumti pije joalkoolike në botë!

8. Veturat në Zvicër duken si të reja, për shkak se mund të dënohen shoferët nëse në afatin më të shkurtër nuk e rregullojnë veturën, edhe nëse fjala është për ndonjë gërvishtje të vogël.

zvicra vetura555

9. Udhëtari në Zvicër në transportin publik me një biletë mund të kalojë tërë shtetin me automjete të ndryshme – me autobus, me tren, me anije, me teleferik…

10. Zvicra nuk ka pasur luftëra që nga viti 1515.

11. Zvicra ka më shumë se 1.500 liqene!

12. 60 për qind e energjisë elektrike në Zvicër prodhohet nga hidrocentralet.

zvicra tuneli2

13. “Gotthard Tunel” me gjatësi prej 57,1 kilometra është tuneli më i gjatë në botë.

14. Në lartësinë mbidetare prej 3.000 metrash, mbi humnerën prej 500 metrash, në Zvicër është hapur ura më e lartë në Evropë “Titlis Cliff Walk”.

15. 70 për qind e Zvicrës është e mbuluar me male, lartësia mesatare mbidetare është 500-800 metra.

zvicra ski1

16. Në Zvicër ekzistojnë 74 male të cilat me majat e tyre kalojmë 4.000 metra.

17. Në Zvicër ekzistojnë më shumë banka se stomatologë, në çdo 1.600 zviceran ekziston një bankë.

18. Një kuriozitet edhe për disenjatorët e grafikës së Fontit (germave) “Helvetica” është krijuar në Zvicër.

zvicra Albert-Einstein

19. Albert Einstein ka punuar si zyrtar në Entin zviceran për patente, kur ka dëshmuar teorinë e tij të relativitetit.

20. Nga prodhimi i përgjithshëm i qumështit në Zvicër (rreth 3.5 milionë tonelata në vit) gjysma përdoret për prodhimin e djathërave. /NGJYRA.COM/