E gjelbër

kina atraksion ballina2

16 atraksionet të cilat mund të hasen vetën në Kinë


Duke qenë një vend me sipërfaqe totale prej 9.6 milionë kilometra katrorë, me mbi 22 provinca, pesë rajone autonome, katër komuna drejtpërdrejtë të kontrolluara dhe dy rajone të veçanta administrative, Kina ka një numër të madh të atraksioneve të cilat ia vlenë të shihen e përjetohen në jetën reale.

1. Muztagh Ata, Xinjiang

kina atraksion1

Kjo bjeshkë 7 mijë metra e lartë, që në gjuhën lokale Ujgure do të thothë “Ati i Malit të Akullt” është e njohur për shtigjet e saj të ecjes me çmime të arsyeshme dhe qasjen shumë të lehtë rrezë këtij mali nga autostrada Karakoram.

Nga ky mal, në afërsi të Rrugës së Mëndafshit, pamjet mbi Luginën Subashi dhe liqenin  Karakol janë të papërshkrueshme.

2. Akullnaja Rongbuk, Tibet

kina atraksion2

 

Ky  lumë  i mahnitshëm i akullt shtrihet në veri të malit Everest. Lakorja e akullt në formë të shkronjës S, që është e njohur si akullnaja Rongbuk, mbulon një gjatësi totale prej 22,4 kilometrash dhe një sipërfaqe prej 85.4 kilometrash katrorë.

Përndryshe, në Rezervatin Natyror të Qomolangmanit gjendet akullnaja më e madhe e cila qëndron si një piramidë gjigante së bashku me liqenet akullnajor, shkëmbinjtë dhe shpellat madhështore.

3. Malet Helan, Mongoli e Brendshme

kina atraksion3

Malet Helan janë një grup i rëndësishëm i formacioneve shkëmbore ndërmjet Yinchuan Plain dhe Mongolisë së Brendshme Prairie, paralel me Lumin e Verdhë.

Këto malet kanë qenë një zonë e pasur me bimë dhe kafshë të rralla dhe gjithashtu një vend i përshtatshëm për prodhimin e verës.

Për më tepër, ato janë të  njohura për pikturat spektakolare shkëmbore të punuara gjatë kohës së sundimit të dinastive Shang dhe Zhou, të  cilat e përshkruajnë jetën dhe ëndërrat e popujve të lashtë.

4. Amnye Machen, Qinghai

kina atraksion4

Amnye Machen është mali më i shenjtë i Amdos nëpër të cilin pelegrinët ngjiten për javë të tëra, duke kaluar pranë manastireve që shtrihen përgjatë shtegut 6,262 metra të lartë, për të cilin besohet të jetë i mbrojtur nga hyjnia MachenPomra.

5. Zona historike me bukuri piktoreske Huanglong në Sichuan

kina atraksion5

Thuhet se në këtë zonë, në Qarkun Songpan, pellgjet shumëngjyrëshe të shpërndarë përgjatë luginës nganjëherë shkëlqejnë me nuancat e ngjyrës së arit për shkak të depozitave gelqerore të luginës .

6. Gjeoparku Wudalianchi, Heilongjiang

kina atraksion6

Ky gjeopark është i njohur për pesë liqejtë e tij të lidhur me njëri-tjetrin dhe 14 vullkanet që besohet se ekzistojnë prej para 2 milionë vjetëve deri më 280 vjet më parë.

Këto vullkane njihen i vullkanet më të plota, me shpërndarjen më të dendur dhe si grupimi  më përfaqësues i vullkaneve në botë.

7. Parku Gjeologjik Kombëtar Zhangye Danxia

kina atraksion7

 

Shkëmbinjtë e kuq njëqind metra të lartë e dekorojnë peizazhin e Danxias, në të cilin varësisht nga rrezet e diellit dhe moti formacionet në mënyrë magjike i shndërrojnë ngjyrat e tyre nga hijet e të kuqes në nuanca të mahnitshme të ngjyrës së gjelbër, kuqe dhe portokalli.

8. Gryka e Tigrit Kërcyes, Yunnan

kina atraksion8

Kjo është një nga grykat më të thella në botë që shkon deri në 3900 metra nga ujërat e lumit Jinsha në Malin Haba.

Për shkak të llojeve të rralla të kafshëve dhe bimëve që jetojnë në mjedisin e saj ekologjik, kjo grykë është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

9. Shpella e Kallamit të Kuq, Guangxi

kina atraksion9

 

Emrin e ka marrë për shkak të kallamit të gjelbër që rritet jashtë saj, që është përdorur për të bërë flauta. Por spektakli kryesore në të janë stalaktitet, stalagmitet dhe formacionet e tjera të ndryshme shkëmbore të cilat ndriçohen nga dritat shumëngjyrëshe për t’u dhënë vizitorëve një përvojë sureale.

10. Rezervati Natyror i Malit Tianzi, Hunan

kina atraksion10

Kjo është një nga katër pikat piktoreske në Wulingyuan që mbulon një sipërfaqe prej 67 kilometra katrorë përplot me maja mahnitëse që ngriten njëra pas tjetrës dhe me pisha.

11. Mali Hua, Shaanxi

kina atraksion11

Në të vërtetë ky është një vargmal i lartë i njohur për pesë majat e tij dhe shtegun për në  çajtoren e cila gjendet në lartësi 2160 metra, i cili është i njohur si shtegu më i rrezikshëm në botë.

12. Mali Cangyan, Hebei

kina atraksion12

Duke qenë një kombinim i natyrës me krijimet e bëra nga njeriu, kjo është një zonë që përmban gurë të çuditshëm, lugina, burime uji, selvi, tempuj dhe faltore.

Lidhja e tij me fillimet e kulturës budiste në Kinë e bëjnë këtë mal pjesë të historisë së këtij vendi.

13. Shpella Tenglong, Hubei

kina atraksion13

Ky besohet të jetë sistemi më i gjatë monomerik i shpellës karstike në botë. Shpella Tenglong  është një grup shpellash që përbëhet prej shpellave të thata dhe atyre me ujë.

Kjo shpellë ka pesë maja, dhjetë hapësira dhe më shumë se dhjetë ujëvara nëntokësore.

14. Mali Changbai, Jilin

kina atraksion14

Ky është një vullkan aktiv që gjendet pikërisht në kufirin e Kinës me Korenë e Veriut. Pika e saj kryesore, Baiyun ngrihet 2691 metra mbi nivelin e detit dhe është e mbuluar e gjitha me gurë të bardhë dhe borë duke e bërë të duket si një duhmë e bardhë reje.

Atraksioni  më i popullarizuar në të është ” Liqeni Qiellor”, një liqe krater ky që ndodhet në majë të malit.

15. Shkëmbinjtë Shtatë Yjet

kina atraksion15

Këta shkëmbinjë përbëhen prej shtatë kodrave gëlqerore, të cilat po të shikohen nga lart duken si “yje” të ngjashme me konstalacionin e Arushës së Madhe.

16. Ujëvara Huangguoshu, Guizhou

kina atraksion16

Me një lartësi prej 67 metrash dhe gjerësi prej 83.3 metrash kjo është ujëvara më e madhe në Kinë. Prapa kësaj ujëvare gjendet shpella e formuar natyrshëm, e njohur siShpella me Perde  Uji. /NGJYRA.COM/