banner

E zezë

Machu-Picchu-121212

10 vende të cilat duhet patjetër t’i vizitoni para se të zhduken


Disa nga vendet më të bukura në botë ngadalë po zhduken, andaj sipas mendimeve të shkencëtarëve, arsye për këtë fenomen janë ndryshimet klimatike. Në vazhdim po ju japim dhjetë vende të cilave u kërcënohet rreziku të ndryshojnë, por madje edhe të zhduken.

Ishulli i Pashkëve

Ishulli i Pashkeve

Ishulli i Pashkëve është i njohur për nga skulpturat moai, kohëve të fundit është i rrezikuar. Me siguri do të pyesni përse? Ndërtime të shumta, njerëz të shumtë, sjellje të shumta të këqija… Të gjitha këto e rrezikojnë këtë vend sensacional.

Antarktiku

Antarktiku

Kjo bukuri madhështore natyrore është rrezikuar për shkak të shkrirjes së akullit dhe borës. Edhe pse është fjala për një proces afatgjatë, ndryshimet tashmë janë të dukshme.

Maçu Pikçu

Machu-Picchu

Këtë vend shumë të bukur dëshirojnë ta vizitojnë të gjithë, dhe mu ky është problemi. Turistë të shumtë, por edhe infrastruktura e nevojshme ngadalë por sigurt po e shkatërrojnë këtë vend madhështor, të cilin njerëzimi e ka trashëguar.

Kilimanxharoja

Kilimanxharoja

Rrallë ndonjë vend në botë tërheq vëmendjen siç është Kilimanxharoja. Këtë maje më të lartë në Afrikë po e rrezikojnë ndryshimet klimatike dhe shkrirja e borës. Edhe pse kjo nuk do të ndodhë shpejt, është e qartë që e ardhmja e saj nuk është aspak e sigurt.

Shkëmbi i madh i koraleve

Twin Bommies, GBR

Shkëmbi i Madh Australian është njëri ndër destinimet më të bukura të zhytësve, mirëpo po e rrezikojnë ngritja e temperaturave të oqeanit, ndotja e ujit dhe peshkimi. Fatkeqësisht, ndryshimet janë të dukshme.

Kulebra

Kulebra 2

Ky ishull në bregdetin lindor të Porto-Rikos është parajsa e vërtetë në botë, andaj mos u habisni pse tërheq aq shumë turistë. Megjithatë, bashkë me turistët është i nevojashëm edhe akomodimi i tyre, andaj ndërtimi nuk po ndalet. Dhe pikërisht për këto arsye Kulebra është e rrezikuar.

Deti i Vdekur

Dead Sea Swimmers

Shfrytëzimi i tepërt i ujërave të lumit Jordan, furnizuesi kryesor me ujë i Detit të Vdekur, po zgjat tashmë me decenie dhe ka shkaktuar rënie të nivelit të ujit në det për afro një metër në vit. A mund të ndalet kjo dukuri.

Taxh Mahalli

SONY DSC

Ky mauzole më i njohur në botë është destinimi më i preferuar turistik i shumicës së njerëzve. Megjithatë, turizmi masiv por edhe ndotja e mjedisit dhe restaurimi joprofesional do të mund të dëmtojnë Taxh Mahallin e mrekullueshëm.

Venecia

venecia0001112

Edhe pse kanalet e ujit janë ato që e bëjnë të njohur qytetin e Venecias për atmosferën romantike, është pikërisht uji ai që e rrezikon këtë vend përrallor. Venecia po fundoset çdo vit ngapak.

Tibeti

tibet001123

Për rrezikimin e Tibetit është përgjegjëse politika, respektivisht pushteti kinez. Kinezët po e rrezikojnë seriozisht traditën dhe kulturën tibetiane, si dhe kanë shkatërruar disa zona me të bukura të kësaj pjese të botës. /NGJYRA.COM/