E gjelbër

kthjellet uji ballina111

10 ujërat më të kthjellëta në botë


Uji i kthjellët si kristali është me të vërtetë një nga mrekullitë më të mëdha natyrore. Ju mund të gjeni pellgje të mbushura me ujë të freskët ngjyrë të kaltër të qiellit, jo vetëm në vendpushimet më luksoze, por edhe në liqene, e madje edhe në peisazhe me borë. Shikoni në vazhdim listën tonë…

10. Lugina Jiuzhaigou, Sichuan, Kinë

kthjellet uji10

Ky është një nga rezervatet më të pabesueshme natyrore në botë, me një natyrë të paprekur që e bënë atë një destinacion të popullarizuar turistik. Këtu pellgjet me pesë ngjyra e kanë ujin më të kthjellët, në të cilin duket qartë bota e larmishme nënujore.

Pse ia vlen ta vizitoni?

Në të ka liqene dhe ujëvara të ndryshme, si dhe pyje e mrekulli natyrore të ndryshme.

9. Liqeni Peyto, Rocky Mountains, Kanadë

kthjellet uji9

Ky liqe në Parkun Kombëtar Banff ushqehet me ujin e kthjellët nga një akullnajë. I ndodhur në një luginë, liqeni është i rrethuar me tri maja të larta dhe një pamje të mrekullueshme. Ngjyra ndriçuese është dominuese gjatë verës, kur shkrirja e akullit sjell pluhur shkëmbor në liqe.

Pse ia vlen të vizitoni?

Deri tek liqeni arrihet lehtë nga fushat e akullta Parkway. Ai ka pamje të mrekullueshme, ndërsa organizohen dhe aktivitete të shumta të ecjes dhe lundrimit me varkë.

8. Lumi i kaltër, Grenlandë

kthjellet uji8

Lumi i klatër është një nga vendet më të bukura për lundrim me kajak dhe eksplorimin e bukurisë së Arktikut. Çdo vit lumi ka një formë të ndryshme, por ai gjithmonë është mahnitës. Natyra këtu është e paprekur dhe pa infrastrukturë, që e bën vizitën në këtë vend të vështirë, por aventureske.

Pse ia vlen të vizitoni?

Turnet e organizuara turistike fillojnë nga gushti. Verat  janë intensive, me më pak turistë, por me më shumë mushkonja. Dimri i ftohtë dhe i thatë (dhjetor-prill) është sezoni  më i popullarizuar tek turistët.

7. Anse Source d’Argent, Ishulli  LaDigue, Sishel

kthjellet uji7

Ky është ndoshta plazhi më ikonik, që ilustron natyrën hyjnore të Sishelit. Plazhi përmban një rrip të gjatë me rërë të bardhë të butë, ujë të pastër të ngrohtë dhe klimë të këndshme gjatë gjithë vitit. Për më tepër, gurët e mëdhenj të granitit, të shpërndara nëpër plazh, formojnë limane të mrekullueshme dhe shpella.

Si të arrini atje?

Me traget nga Aeroporti Ndërkombëtar Sishel nga ishulli Mahe.

6. Liqeni i klatër, Ishulli jugor, Zelandë e Re

kthjellet uji6

Thuhet se ky është liqeni më i kthjellët në botë. Uji i tij është i kthjellët pothuajse si uji i distiluar dhe për Maorit ai është i shenjtë. Megjithëse nuk lejohet larja në liqe, ka shumë aktivitete që mund të bëhen në të, si: shëtitje në park, peshkimi dhe kampimi.

Kur ta vizitoni atë?

Gjatë gjithë vitit.

5. Parku Kombëtar Lençóis Maranhenses, Maranhão, Brazil

kthjellet uji5

Megjithëse nuk është shkretëtirë, peisazhi dominohet nga rëra ngjyrë kafe në gri, që e bëjnë të duket si një e tillë. E veçanta e këtij parku, që e dallon nga shkretëtira, janë lagunat me ujë të kthjellët si  kristali, të ngrohtë dhe të përsosur për notim.

Kur ta vizitoni?

Koha më e mirë për të vizituar lagunat është nga korriku deri në shtator. Më vonë shumë ujë avullohet.

4. Menorca, Spanjë

kthjellet uji4

Ky ishull të vogël në Detin Mesdhe shpesh quhet Xhevahir Balearic: ai ka 120 plazhe të mahnitshme! Padyshim është një nga vendet më mrekullueshme nga grupi i ishujve Balearic. Përveç larjes në ujë të kthjellët, lundrimi me kanu dhe kajak janë aktivitetet tjera më të popullarizuara.

Pse ta vizitoni?

Plazhet janë të shumta, uji i ngrohtë e i kthjellët, aktivitete të ndryshme.

3. Sardenja, Itali

kthjellet uji3

 

Duke qenë ishulli i dytë më i madh në Detin Mesdhe, Sardenja ka një bregdet shumë të gjatë me ujëra të kthjellëta. Këtu jetojnë shumë lloje të specieve të gjalla, që e bëjnë zhytjen një përvojë unike. Uji i ngrohtë mesdhetar është i përshtatshëm për not gjatë pjesës më të madhe të vitit.

Kur ta vizitoni?

Gjatë gjithë vitit. Moti më i ngrohtë është nga maji deri në nëntor.

2. Maldivet

kthjellet uji2

Ky është një nga  destinacionet më të dëshirueshme për pushime, në Tokë. Plazhet me rërë të bardhë, ujë i kthjellët si kristali dhe resortet e shumta i karakterizojnë këta ishuj hyjnorë. Uji këtu është padyshim pjesë e arkitekturës: ju mund të qëndroni në vila e ujit, disa prej të cilave kanë dysheme transparente, kështu  që ju mund t’i shijoni edhe pamjet në ujë.

Pse t’i vizitoni?

Natyra është e mrekullueshme, moti i këndshëm gjatë gjithë vitit dhe shërbimet janë të nivelit botëror.

1. Plazhi Whitehaven, Queensland, Australi

kthjellet uji1

Ky është një nga plazhet më të famshme të Australisë, që padyshim është një destinacion pushimi i ëndërrave. Ai shtrihet 7 km përgjatë Ishullit Whitsunday dhe konsiderohet të jetë plazhi më i pastër në Queensland. Rëra përbëhet 98% nga silici i  pastër, i cili nuk e mban nxehtësinë, kështu që gjithmonë është i këndshëm dhe i ftohtë për të ecur mbi të.

Pse ia vlen ta vizitoni?

Whitehaven është një ngaplazhetmë të mahnitshmenë botë. /NGJYRA.COM/