E hirtë

shprehi balline

10 shprehi seksi të çuditshme te kafshët


Kini kujdes çfarë dëshironi! Herën tjetër kur t’i thoni dikujt që t’ju kënaqë si kafshën, kjo nuk mund të duket e këndshme. Ja disa ligje të xhunglës të cilat nuk do të keni rastin t’i gjeni në asnjë libër.

Sepjet asgjë nuk hedhin poshtë!

shprehi Sepjet1

Sepjet nuk çojnë asgjë kot! Ato asgjë nuk çojnë poshtë. Përkundrazi. Kur sepjet e vogla çapkëne argëtohen, femrat mbajnë farën në xhep, i cili gjendet mu afër gojës. Nuk jemi ekspertë, por nuk e dimë  çarë ndodh nëse teshtinë.

Mbreti dhe lypsari!

shprehi pinguinet 2

Pinguinët mbretërorë fare nuk kanë kushte mbretërore. Në të vërtetë, janë bujkrobërit të cilët kanë punuar në ara të Provencës… Mirëpo, do të ndërrojmë temën. Kryesisht pinguinët e molisur bëjnë seks një herë në vit, ndërkaq seksi u zgjat 2-3 minuta, ndërkaq sqepin e fusin në borë.

Aligatorët mbajnë dietë!

shprehi aligatori 3

Femrat aligatore kanë problem serioz psikik. Në të vërtetë, Frojdi, nuk do t’i kishte pasur duart plot punë me zonjushën aligatore. Ajo para se të bënte seks nuk hante tetë deri në nëntë javë! E, pra, kjo është dietë se jo mahi!

E mjera, e mjera, bletë!

shprehi bleta4

Një minutë heshtje për të gjitha bletët meshkuj në tërë botën. Pasi që mashkulli pllenon mbretëreshën, vegla e tij thyhet, dhe sikur të mos të ishte kjo e mjaftueshme, ai pas pak vdes. Të shpresojmë se ia vlen ta bëjë një gjë të tillë.

Humbësi bëhet nënë!

shprehi krimbi5

Një lloj krimbash janë hermafroditë, që do të thotë që kanë organe riprodhuese të të dy gjinive, dhe e kundërta. Krimbat para çiftimit luftojnë rreth asaj se kush duhet t’i bartë të vegjlit! Fituesi i luftës me organin e tij injekton farën dhe kështu humbësi bëhet nëna. Kavalier apo jo!

Gjirafë, pis!

Fight of two giraffes

Gjirafat meshkuj janë perverse, krijesa perverse! Për të ditur se a është e gatshme partnerja për t’u çiftuar, ata shkojnë pas saj derisa ajo të fillojë të urinojë! Pastaj atë urinë e pinë. Pas “freskimit” të këtillë, tunduesit qafëgjatë vrapojnë pas femrës derisa ajo të tregojë mëshirë dhe t’u lejojë t’i hipin.

Seks me kronometër!

shprehi delfinet 7

Nëse ndonjëherë keni bërë pyetje përse delfinët janë aq hiperaktivë, mbase mund t’ju japim përgjigjen! Seksi i tyre zgjat 12 sekonda. Dhe ju do të bëheshit nervozë.

Pritja e pafund

shprehi breshka 8

Breshkat e Galapagosit kanë pubertetin më të gjatë në botë, plot 40 vjet! Duket sikur është një kohë goxha e gjatë e pritjes për të bërë seks. Tepër e shkurtër është. Madje edhe për breshkat.

Sulm me penis!

shprehi parazit 9

Lloji i insekteve i cili pi gjak dhe jeton në dyshekë të vjetër, ka edhe llojin më morbid seksual. Meshkujt e këtij paraziti therin femrat me penis dhe dhunshëm u injektojnë spermën në organizëm. I qetë si insekt? Apo e kundërta?

Majmuni me veglën më të vogël!

shprehi gorilla 10

Gorillat kanë penis të vogël. Në të vërtetë, në krahasim me trupin që e kanë, gorillat e kanë penisin të vockël. Ajo hata e tillë. Primati më i madh në botë, ka penisin vetëm 5 centimetra! E po, më në fund, t’ju inkurajojmë. Ndonëse gorillat janë më të mëdha, penisi i njerëzve është më i madh. /NGJYRA.COM/