10 këshilla për jetë të përbashkët

Është e natyrshme që çdo gjë fillon me pasion dhe dëshirë, mirëpo që jeta e përbashkët të jetë e këndshme dhe e mundshme, nevojitet një angazhim më i madh. Dialogu në të cilin bën pjesë edhe qetësia, qëllimi i përbashkët te i cili arrihet hap pas hapi, aftësia që të merret nën kontroll pa frikë. Dhe dhjetë këshilla themelore të cilat po i japim në vazhdim.

1. Përpiquni të kuptoni forcën e marrëdhënies në lidhjen tuaj dhe rëndësinë e balancimit. Mendoni sinqerisht për fushat e mundësisë, si p.sh., financat, arsimimin, prindërit, seksin, besimin dhe fëmijët. Nëse silleni në cilën do fushë ashtu që partneri të ndihet inferior, mund të shkaktohen probleme, sepse do t’ju kthehen bumerang.

2. Kur është fjala  për familjen, përkraheni gjithmonë personin me të cilin ndani shtratin.

3. Ai i cili fiton më shumë nuk është e thënë të ketë fjalën vendimtare për atë se si do të përdoren financat.

4. Nëse jeni më i arsimuar, mos e theksoni kurrë atë.

5. Kini kujdes që partneri i cili tani dëshiron më shumë seks, gjatë jetës së përbashkët mund të ndryshojë. Rolet mund të ndryshojnë.

6. Mos nxirrni argumentin e besimit në rast të grindjes. Kjo është një gjë e pasinqertë e cila do t’ju dëmtojë dyfish.

7. Secili nga partnerët do të duhej t’i i ketë fushat e veta në jetën e përbashkët për të cilat është profesionist dhe përgjegjës, mos u përzieni në atë që nuk është puna juaj.

8. Në rritjen e fëmijëve, njësoj dozoni rreptësinë dhe lëshimin pe. Më së miri është nëse të dytë posedoni të njëjtat karaktere, mirëpo nëse njëri nga ju është më i prirë të jetë i rreptë, ndërkaq tjetri të lëshojë pe, edhe kështu mund të arrihet  balancimi.

9. Nëse njëri nga partnerët gjithmonë drejton veturën, nuk do të thotë se jeni të balancuar dhe të barabartë si çift.

10. Nëse ndodhin grindje banale, p.sh. njëri nga partnerët dëshiron të hapë dritaren, ndërsa tjetri e bën të kundërtën, mos i jepni shumë rëndësi asaj se kush do të jetë fitimtari. Balancimi dhe  barabarësia manifestohen në gjërat shumë më serioze në afat të gjatë. /NGJYRA.COM/ 

happy family having fun outdoors

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply