10 fustane më të shëmtuara të nuserisë në botën e VIP-ave

Secila nuse dëshiron të duket bukur në ditën më të veçantë të jetës. Femrat e famshme gjithsesi duken të mahnitshme në këtë ditë, dhe dihet fare mirë përse – sepse, mund të porosisin fustanin më të bukur nga kreatorët më të njohur në botë.

Megjithatë, jo të gjitha femrat e famshme bëjnë zgjedhjen e duhur të fustanit për këtë ditë. Në vijim ju sjellim 10 fustane më të shëmtuara që kanë veshur femrat e famshme në ditën e martesës…

Tina Turner

martesa vip 0001

Gjatë ceremonisë martesore me Erwin Bach, Tina – e cila kishte qenë e martuar më parë – nuk dëshiroi të vishej me fustan të bardhë. Megjithatë, paraqitja e saj me fustan të zi dhe të gjelbër, bëri që ajo të dukej sikur të ishte nisur në Halloween.

Pamela Anderson

martesa vip 0002

Në cerëmoninë martesore me Kid Rock, në Saint Tropez, Pamela dukej sikur të ishte në shesh-xhirim. Ajo kishte zgjedhur të vishte bikini në vend të fustanit – ndërsa, në vend të vellos, në kokë kishte vendosur një kapelë kapiteni.

Emma Thompson

martesa vip 0003

Martesa mes Emma Thompsonit dhe Kenneth Branaghit, ngjau në vitin 1989, dhe ishte e njohur si lidhja mes dy aktorëve më premtues të Britanisë. Fatkeqësisht, fustani i Thompsonit u kritikua shumë, madje u quajt “perde”.

Whitney Houston

martesa vip 0004

Houston ishte një këngëtare fenomale, megjithatë, kur u martua me Bobby Brown, fustani i saj ishte larg të qenit fenomenal. Në vend të ekspozimit të trupit, ajo kishte zgjedhur mbulimin e tërësishëm të tij.

Celine Dion

martesa vip 0005

Këngëtarja e famshme, Celine Dion, kur u martua me Rene Angelil, në vitin 1994, kishte zgjedhur të vishte një fustan të inspiruar nga Marie Antoinette. Megjithatë, ajo pati probleme serioze të menaxhonte gjithë atë material në trupin dhe kokën e saj.

Katie Price

martesa vip 0006

Gjatë ceremonisë martesore me Peter Andre, Price dukej më shumë si një kukull Barbie, se një nuse VIP. Natyrisht, fusani i saj bëri që të gjithë sytë të ishin të drejtuar kah ajo – por jo për shkak të fustanit…

Mariah Carey

martesa vip 0007

Në vitin 1993, këngëtarja Mariah Carey u martua me Tommy Mottola nga kompania “Columbia Records”. Fatkeqësisht, në ditën e veçantë të jetës ajo dukej si një “marshmallow gjigant”. Ky stil i fustaneve ishte bërë bajat qysh në vitet 80-ta.

Gwen Stefani

martesa vip 0008

Fustanet e nusërisë me ngjyra janë zgjidhje shumë e popullarizuar për femrat që duan të jenë unikate. Megjithatë, Gëen ia huqi totalisht me xhybenë dekorative ngjyrë rozë.

Britney Spears

martesa vip 0009

Gjatë martesës me Kevin Federline, Briney kishte veshur një “fustan” tepër të shkurtër, dhe për disa numra më të vogël se që e kërkonte trupi i saj.

Jodie Marsh

martesa vip 0010

Starleta Jodie Marsh kishte përzgjedhur një fustan të kuq për martesën e saj. Dhe, përderisa, është për t’u përshëndetur ky guxim i saj – duhet thënë se korseti i zbukuruar me margaritarë, bënte që ajo të dukej sikur të ishte veshur për mbrëmje të maturës. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply