10 fakte interesante mbi elefantët, kafshët më të mëdha tokësore

Në fund të shekullit XX, në botë kanë ekzistuar miliona elefantë afrikanë dhe rreth 100.000 elefantë aziatikë. Tani popullata e tyre vlerësohet në 450.000 – 700.000 elefantë afrikanë dhe midis 35.000 – 40.000 elefantë aziatikë.

Elefantët janë kafshë inteligjente, mund të shfaqin shenja pikëllimi, gëzimi, hidhërimi dhe argëtimi. Në vazhdim, lexoni dhjetë fakte më interesante për këto kafshë.

elefantet5555

1. Elefantët janë kafshët më të mëdha që jetojnë në planetin tonë. Elefanti më i madh (i gjetur në Angolë) një mashkull, i cili ka peshuar rreth 11.000 kg, me shpatulla të larta deri në 3,96 metra, madje për një metër më i lartë se elefanti mesatar mashkull afrikan.

2. Në botë (tani) ekzistojnë tri lloje elefantësh: elefanti afrikan, elefanti afrikan i maleve dhe elefanti aziatik (gjithashtu i njohur si elefanti indian). Të gjitha llojet e tjera janë zhdukur.

3. Zakonisht, menjëherë pas lindjes trupi i elefantit peshon 120 kilogramë. Ata zakonisht jetojnë 50-70 vjet, ndërkaq elefanti më i vjetër ka jetuar 82 vjet. Elefantët e shëndetshëm dhe të rritur nuk kanë grabitqar natyror, edhe pse luanët mund t’i sulmojnë të vegjlit apo elefantët e dobët.

elefantet2222

4. Feçka e elefantit është mjaft e ndjeshme për të zgjedhur edhe vetëm një fije bari, por mjaft e fuqishme që të këpusë degët e drunjve. Feçkën gjithashtu e përdorin për të pirë ujë. Në të mund të thithin 14 litra ujë, të cilin pastaj e fusin në gojë. Krahas kësaj, feçkën e përdorin edhe për t’u larë, apo për spërkatje të lloçit mbi vete, i cili shërben si mbrojtje e shkëlqyeshme nga rrezet e diellit.

5. Me një vëllim pak më shumë se 5 kg, truri i elefantit është më i madh se i cilësdo kafshe tokësore. Mendohet se elefantët kanë zgjedhje të gjerë të sjelljeve lidhur me inteligjencën, duke përfshirë edhe sjelljet që kanë të bëjnë me pikëllimin, krijimin e muzikës, artit, altruizmit, lojës, veglave, bashkëvuajtjes dhe vetëdijes.

elefantet3333

6. Elefantët jetojnë në rregullin e strukturuar shoqëror. Jetët shoqërore e meshkujve dhe femrave janë shumë të ndryshme. Femrat e kalojnë tërë jetën e tyre në grupe të mbyllura të përbëra nga nëna, vajza, motrat dhe tezet. Ato grupe kryesisht i udhëheq femra më e vjetër. Meshkujt e rritur, kryesisht bëjnë jetë të vetmuar.

7. Dhëmbët e elefantëve janë prerës të epërm. Dhëmbët vazhdimisht rriten, ndërkaq te meshkujt e rritur deri në 18 cm në vit. Ata i përdorin për të gërmuar në tokë në kërkim të ujit, kripës dhe rrënjëve; pastaj heqin lëvoren e drunjve; por edhe zhvendosin drunj dhe degë kur pastrojnë rrugën para vetes.

8. Elefantët dinë edhe të notojnë goxha mirë, por nuk mund të vrapojnë kas, të kërcejnë apo të vrapojnë galop. Në të vërtetë, ata kanë vetëm dy mënyra të lëvizjes: shëtitja dhe ecja e shpejtë, e cila është e ngjashme me vrapimin.

elefantet4444

9. Elefantët afrikanë aktualisht gjenden në 37 shtete afrikane. Ata dallohen nga elefantët aziatikë në disa mënyra, ndërkaq më së lehtë është të njihen për veshët e njohur të mëdhenj. Gjithashtu, elefanti afrikan është zakonisht më i madh se ai aziatik dhe ka shpinë konkave. Ndër elefantët aziatikë, vetëm meshkujt kanë dhëmbë, ndërkaq te ata afrikanë dhëmbë kanë edhe meshkujt edhe femrat, pastaj zakonisht kanë ë pak qime sesa elefantët aziatikë.

10. Elefantët janë barngrënës dhe kalojmë madje edhe deri në 16 orë në ditë duke ngrënë bimë. Ushqimi i tyre është shumë i ndryshëm, edhe sezonal edhe rajonal. Elefantët, në rend të parë, ushqehen me fletë, lëvore dhe me fruta drurësh dhe kaçuba, mirëpo hanë gjithashtu edhe mjaft lloje të barit dhe bimë të ndryshme. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply