10 aktorët më të paguar në Hollywood

Janë zbuluar pagat që marrin aktorët në Hollywood për angazhimin e tyre në një film të caktuar. Një gjë shihet qartë, ata fitojnë më pak se dikur, e megjithatë, sërish bëhet fjalë për goxha para. Mësoni në vijim se sa fitojnë ata – që nga Seth Rogen deri te Leonardo Dicaprio.

1. Seth Rogen

aktor pagesa 01

Rogen gjendet në vendin e dhjetë, në listën e aktorëve më të paguar për një film. Ai është paguar 8.4 milionë dollarë për rolin e tij në filmin “The Interview”.

2. Mark Wahlberg

aktor pagesa 02

Mark fiton 10-15 milionë $ për një film. Ai është paguar 15 milionë dollarë për rolin e tij në filmin “Transformers 4”.

3. Jennifer Lawrence

aktor pagesa 03

Lawrence ka fituar 10 milionë $ për angazhimin e saj më filmin “The Hunger Games: Catching Fire”, ndërsa pritet të fitojë 15 milionë $ për një rol që sapo i është ofruar.

4. Dwayne Johnson

aktor pagesa 04

Dëayne fiton 14-15 milionë dollarë për angazhimet e tij në një film të caktuar. Aq ka fituar ai për filmat “Hercules” dhe “San Andreas”, ndërsa për të qenë pjesë e “Furious 7” ai është paguar më pak.

5. Angelina Jolie

aktor pagesa 05

Jolie ka fituar mbi 15 milionë dollarë për angazhimin e saj në filmin e Disneyt, “Maleficent”, ndërsa do t’i fitojë edhe 20 milionë të tjerë nëse xhirohet vazhdimi i tij.

6. Denzel Washington

aktor pagesa 06

Denzel ka fituar mbi 20 milionë $ për angazhimin e tij në “Man On Fire”.

7. Matt Damon

aktor pagesa 07

Damon është paguar mbi 20 milionë dollarë për rolin e tij në filmin “The Bourne Trilogy”.

8. Robert Downey Jr.

aktor pagesa 08

Downey është paguar 20 milionë dollarë për filmin “Iron Man”, ndërsa ka fituar edhe dhjetra milionë të tjerë nga suksesi i mëtejmë i këtij personazhi.

9. Sandra Bullock

aktor pagesa 09

Bullock është një prej aktoreve më të paguara në Hollywood. Ajo kishte arritur një marrëveshje spektakolare për rolin e saj në filmin “Gravity”, duke fituar 70 milionë dollarë prej suksesit të tij. Në vend të 20 milionë dollarëve për rolin e saj, ajo kishte zgjedhur 20% të profitit të filmit.

10. Leonardo DiCaprio

aktor pagesa 10

Titulli i aktorit më të paguar në botë i takon, kujt tjetër pos Leonardo DiCaprios, i cili u pagua 25 milionë dollarë për filmin “The Wolf of Wall Street”. /NGJYRA.COM/ 

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply